Protesta të dhunshme në Egjipt

Protesta të dhunshme në Egjipt

12:55 21/09/2019

Qindra njerëz në rrugë, akuzojnë qeverinë për korrupsion

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një protestë masive në rrugët e Kairos kundër Presidentit të vendit Abdul Fattah al-Sisi që qeveris që nga viti 2014. Qindra protestues kërkuan largimin e Presidentit nga sheshi Tahrir i njohur për revolucionin egjiptian të 2011-ës, por tubime pati edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë për përfshirje në afera korruptive. Të paktën 5 persona janë arrestuar, sipas agjencive të lajmeve. Qeveria akuzohet për shpenzime luksi dhe shpërdorime të parave publike ndërsa gjysma e popullsisë jeton në varfëri të plotë. Vetë Presidenti i quajti akuzat gënjeshtra dhe shpifje.

Në 2013-ën, Al Sisi drejtoi ushtrinë në rrëzimin e Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi. Nga ajo kohë ai ka goditur të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut. Në Prill ai arriti të miratojë ndryshimet kushtetuese që i zgjasin mandatin deri në vitin 2030, ndërsa zgjedhjet presidenciale i fitoi me 97% të votave pa pasur një rival serioz përballë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi