Protesta të dhunshme në Gjeorgji

Protesta të dhunshme në Gjeorgji

13:30 22/06/2019

Rreth 300 persona, protestues e policë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes së dhunshme përpara parlamentit në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi. Tentativa e qytetarëve për të mësyrë në ndërtesën e parlamentit u bllokua me ndihmën e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, siç tregon ky gazetar vendas në raportim direkt.

Mediat vendase raportojnë për mbi 10 protestues. Shkak për rebelimin popullor u bë fjalimi në sallën e parlamentit gjeorgjian i deputetit rus Sergei Gavrilov. Protestuesit e cilësuan një tradhti ndaj kombit praninë e tij dhe kërkuan largimin e qeverisë. Opozita vendase paralajmëroi një valë protestash deri në rrëzimin e kryeministrit Baktadze. Pas këtyre ngjarjeve dha dorëheqjen kreu i parlamentit.

Pas ngjarjes reagoi edhe Kremlini, duke i quajtur protestat si provokim dhe frymëzim i rusofobisë. Rusia dhe Gjeorgjia i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pas luftës së 2008-s, kur trupat ushtarake ruse u vendosën në hyrje të kryeqytetit Tbilisi. Që atëherë Moska njeh pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi