36 të arrestuar, policia qëllon me armë

Në Hong Kong kanë vijuar të dhunshme protestat anti-qeveritare.

Policia njoftoi arrestimin e 36 protestuesve, pas përleshjeve të ashpra me forcat e rendit.

Mes të arrestuarve ka edhe të mitur, ndër të cilët më i riu është një 12-vjeçar.

Veç gazit lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit, gjatë protestës u dëgjuan edhe të shtëna armësh nga policia.

Megjithatë nga përplasjet nuk ka pasur të plagosur.

Forcat e rendit thanë se u detyruan të qëllojnë në ajër, pasi në disa raste u rrezikua jeta e tyre.

Kjo ishte fundjava e 12 e protestave kundër ligjit që lejon ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës, që sipas protestuesve shkel të drejtat e njeriut.

Tv Klan