

Protesta të dhunshme në Irak, 42 viktima
Qytetaret akuzojnë qeverinë për viktimat
Shkon në 42 numri i viktimave nga vala e protestave të dhunshme që ka përfshirë Irakun.
12 prej tyre humbën jetën nga shpërthimi i një depoje të milicisë në jug të vendit.
Vendi ndodhet në kaos prej 3 javësh për shkak të pakënaqësisë së shtuar kundër qeverisë dhe akuzave për korrupsion.
Protesta të dhunshme pati një natë më parë edhe në Bagdad në afërsi të ndërtesave qeveritare.
Tv Klan