Protesta të dhunshme në Katalonjë

Protesta të dhunshme në Katalonjë

14:53 19/10/2019

Policia spanjolle përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome

Gaz lotsjellës dhe plumba gome u përdorën nga policia për të shuar trazirat e shpërthyera në rrugët e Barcelonës.

Janë të paktën 89 të plagosurit gjatë protestës të së premtes në Katalonjë dhe 41 ne Barcelone. Policia konfirmoi se dy agjentë policie mbetën të lënduar ndërsa 31 qytetarë janë arrestuar. Trazirat shpërthyen pas arrestimit të disa separatisteve nga rajoni i Katalonjes.

Ministri i Brendshëm spanjoll u shpreh se janë 400 persona të skeduar për akte dhune gjatë protestave.  Ai theksoi se do të  reagohet me të gjithë forcën ndaj atyre që  sulmojnë policinë.

Në grevën e përgjithshme morën pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz të cilët përmes ngritjes së barrikadave bllokuan disa rrugë, përfshirë edhe atë në kufirin me Francën, duke u vënë zjarrin kazanëve të plehrave.

Presidenti i Katalonjës Kuim Tora kërkoi një mbledhje urgjente për të analizuar situatën aktuale dhe u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë civile.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi