Kundërshtohen masat e reja qeveritare kundër koronavirusit

Një oficer policie i plagosur dhe disa protestues të arrestuar ishte bilanci i trazirave të dhunshme në qendër të Romës përpara dhomës së ulët të parlamentit italian pas demonstratës kundër masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria italiane.

Protestuesit hodhën shishe plastike dhe qelqi drejt oficerëve të policisë dhe u përpoqën të thyejnë kordonin që rrethonte ndërtesën e parlamentit. Grupi i protestuesve përbëhej nga pronarë të bareve,  palestrave, shitës ambulante të cilët kundërshtojnë kufizimet në bizneset e tyre të paraqitura si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e komunitetit të Covid-19.

Gjatë demonstratës në kryeqytetin italian protestuesit brohorisnin parulla anti-qeveritare,  ndër to jemi njerëz të biznesit, jo kriminelë. Njerëzit dolën në proteste jo vetëm në Romë, por edhe në qytetet e tjera kryesore të Italisë, përfshirë Milanon dhe Napolin. Italianët kanë frikë se të gjitha restorantet dhe dyqanet në të gjithë vendin do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas bllokimit tre ditor të Pashkëve. Shumica e pronarëve të bizneseve kane pësuar humbje të mëdha financiare.

Në 15 Mars, Italia shtrëngoi kufizimet e koronavirusit në një përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të infeksioneve. Autoritetet vendosën të futnin bllokimin më të vështirë mbarëkombëtar për pushimet e Pashkëve nga 3-5 Prill, gjatë së cilës njerëzit u ndaluan të linin shtëpitë e tyre për ndonjë arsye tjetër përveç emergjencave, për blerje ushqimesh ose çështje shëndetësore. Demonstruesit në rajonin e Campania të Italisë bllokuan rrugën që lidh Napolin me Romën.

Klan News