Mbi 3 mijë arrestime me dhunë në gjithë Rusinë

Ky xhirim është dëshmi e dhunës brutale që përdori policia ruse ndaj dhjetëra mijëra manifestuesve që mbushën sheshet e 70 qyteteve, në manifestimet e fundjavës kundër arrestimit të liderit të opozitës anti-Putin, Aleksei Navalni.

Të paktën 1,200 mbështetës të Navalnit u shoqëruan me dhunë nga policia ruse në Moskë, mbi 3 mijë në total në të gjithë vendin.

Aktivistët e opozitës thanë se vetëm në Moskë u mblodhën mbi 40 mijë protestues nëpër rrugët dhe sheshet e kryeqytetit rus. Protesta dhe përleshje u zhvilluan edhe në Shën Peterburg, Yekaterinburg, etj.

Protestat anti-Putin u shtrinë edhe përtej kufijve të Rusisë, në Paris e Nju Jork. Aleksei Navalni u arretua në fillim të kësaj jave pas kthimit nga Gjermania ku qëndroi për kurim disa muaj, pas helmimit të dyshuar me Noviçok në Gusht në Rusi.

Tv Klan