Nuk u lejuan të manifestonin në Champs-Elysée, por të ashtuquajturit “jelekë të verdhë”, pushtuan me forcë shëtitoren kryesore të Parisit. Në protestën e dytë kundër rritjes së karburantit të vendosur nga qeveria, mijëra protestues u përplasën e me policinë këtë të shtunë, pasi ishin lejuar manifestime në një tjetër shesh.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që tentonte t’i afrohej Pallatit Presidencial Elysée. Kishte nga ata që pushtuan autostradat dhe sulmuan pikat e pagesës në hyrje të tyre.

Autoritetet franceze shpërndanë mijëra policë. Tensioni sa vjen e rritet, ndërsa policia arrestoi edhe një person që mbante një granadë në dorë, duke kërcënuar jetët e njerëzve.

Presidenti Emmanuel Macron sqaroi se rritja e çmimit të karburantit bëhet për të orientuar popullin drejt makinave elektrike, me qëllim uljen e çlirimit të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Javën e kaluar mbi 250 mijë qytetarë u mblodhën në të gjithë Francën kundër masave të reja të vendosura qeveria. Një grua humbi jetën si pasojë e kaosit mes protestuesve, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar.

Tv Klan