Nigeria është qetësuar pas disa ditëve protesta. Presidenti i vendit Muhammadu Buhari në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se gjatë protestave janë vrarë 69 qytetarë, pas përleshjeve me policinë.

Sipas presidentit viktimat janë civilë, oficerë policie dhe ushtarë. Ndërkohë më herët organizata botërore Amnesty International në një deklaratë ka thënë se gjatë protestave janë vrarë 56 persona, një shifër më e ulët se ajo që thotë Presidenti.

Nga ana tjetër grupimet që kanë nxitur protestat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Edhe Koalicioni Feminist këshilloi njerëzit të ndiqnin të gjitha rregullat e policisë. Rrugët e qytetit më të madh të Nigerisë, Lagos që kanë qenë qendra e protestave, janë qetësuar tashmë.

Protestat filluan në 7 tetor, ku në sheshe kanë dalë kryesisht të rinj që kërkonin heqjen e njësisë së policisë, Skuadrën Speciale Kundër Grabitjes./tvklan.al