Regjisori kërkon të frymëzojë njerëz në të gjithë botën për të shprehur lirisht mendimin e tyre

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong të vitit 2019 do të prezantohen në një dokumentar në Festivalin e Filmit në Kanë.

Dokumentari ka si qëllim të tregojë historitë e protestuesve. “Revolucioni i Kohëve tona”, nga regjisori vendas i Hong Kongut Kiwi Chow, ndjek disa protestues dhe dokumenton përplasjet me policinë, në atë që regjisori më parë i përshkroi si përpjekjen e tij për të ndihmuar lëvizjen të vazhdonte përpara.

Kina prezantoi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare një vit më parë për të goditur atë që ajo e konsideron përmbysjen, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja, kinematë, universitetet dhe galeritë e artit kanë anuluar shfaqjet ose ekspozitat e veprave të lidhura me protestën.

Qeveria e Hong Kongut kohët e fundit miratoi udhëzime të reja që lejojnë autoritetet të censurojnë filmat në bazë të ruajtjes së sigurisë kombëtare. Choë është shprehur se një dokumentar i tillë premierë në Kanë është një shans i mirë për t’i bërë të ditur botës se ka ende njerëz që vazhdojnë të qëndrojnë në Hong Kong duke frymëzuar njerzit në të gjithë globin.

Drejtori i Festivalit të Kanës Thierry Fremaux ka deklaruar se kinemaja mund të shkëlqejë në një moment të rëndësishëm në lajmet botërore.Por kritikët janë shpehur se dokumentari mund të shkaktojë polemika lidhur me trajtimin e temës.

Kiwi Chow dallohet për një seri filmash artistikë me tematike të ndryshme si  “Ten Years: Self Immolator” në 2015 dhe dramën romantike “Beyond The Dream”, e cila u shfaq në kinematë Hong Kong vitin e kaluar.

Klan News