Tubimet e mbajtura në Shkodër, Kavajë dhe Lezhë kryeministri Edi Rama i konsideron të nxitura nga Partia Demokratike.

“Interesant. Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit dhe Monikës. Jo politikë?”.

Por sipas kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ky është një reagim i qytetarëve.

Nga protesta e banorëve të “Astirit” që protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, Basha tha se i gjithë projekti është një aferë korruptive. Basha u shpreh se opozita do të mbështesë protestën e çdo qytetari kundër padrejtësive që po u bëhen.

Tv Klan