Kryeministri Edi Rama ka fajësuar opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha për protestat në disa qytete të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha të rinjtë e PD maskohen si studentë për të marrë pjesë në protestën para Ministrisë së Arsimit, se ndryshe i përzënë.

Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja

”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Megjithëse postimi në Twitter nga kreu i ekzekutivit u bë pak më shumë se gjysmë ore pas skadimit të afatit të vendosur nga studentët, Rama nuk kishte asnjë përgjigje të re për kërkesat e tyre. /tvklan.al