Protestë dhe në Tiranë pas vrasjes së shtatzënës në Kosovë
20:35 03/12/2022
Aktivistët: 7 gra të vrara për vitin 2022. Duhet ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë dhe institucioneve
Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga bashkëshorti, edhe në Tiranë u mbajt një protestë simbolike.
Gjatë këtij vitit në vendin tonë janë vrarë 7 gra dhe sipas tyre, përgjegjës është shteti pasi në shumë raste nuk kanë funksionuar urdhërat e mbrojtjes.
Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, vrasja e grave është një fenomen shqetësues.
Në mbyllje të protestës janë ndezur qirinj për gratë e vrara në Shqipëri gjatë këtyre muajve.
Klan News