Protestë homazhe për Gjingjiç – TV KLAN

Protestë homazhe për Gjingjiç

Serbët përkujtojnë vrasjen e ish-kryeministrit

Nga ky kamion nuk ka folës ti drejtohen masës. Aty dëgjohen vetëm fjalimet e kryeministrit të ndjerë, Zoran Gjingjiç. Ai flet për demokracinë, lirinë, gjuhën e urrejtjes, nazionalizmin, fajësinë dhe Kosovën.

Filozofi serb pasi arriti përmbytjen e regjimit të Sllobodan Millosheviç, dukej tepër modernë për kohën e tij. Kjo i ka kushtuar.

Në përvjetorin e vrasjes qytetarët që organizojnë protestat opozitare ishin në protestë homazh. Serbia dhe Ballkani kanë humbur shumë me këtë vrasje.

“Ka qenë një njeri larg kohës së tij dhe fatkeqësisht tani e dimë ç’kemi humbur”.

 “Kur dëgjoj këto fjalime nuk mund ta besoj që vijnë nga një njeri që është vrarë 16 vjet më parë dhe më duket sikur po flet për kohën e sotme dhe pas gjithë kësaj askund nuk kemi arritur”.

Ata shëtitën në heshtje nëpër rrugët e kryeqytetit për të thënë se ende kërkojnë një Serbi tjetër. Ajo që e pritën nuk ndodhi.

Qytetarët që protestuan u nisën drejt vendit të vrasjes, oborrit të ekzekutivit për të bërë homazhe. Aty portën e qeverisë e gjetën të mbyllur.

Miodrag Simonoviç, Organizator i protest: Kjo portë është mbyllur për ne. Natyra për mrekulli na e dha një rast të dytë, por tani është koha ta ndryshojmë pasi vështirë do të kemi edhe një rast të tretë.

Homazhet i bëmë gjithsesi për ta kujtuar duke vënë lulet mbi mur dhe portë me porosinë e kryeministrit se “nëse nuk ia dalim sot, ne jemi arsyeja e vetme”.

Tv Klan

Kategori
RajoniTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*