Për gati dy orë në Sheshin Skënderbej në Tiranë u zhvillua një protestë në mbështetje të palestinezëve. Protestuesit bënë thirrje për ndërprejen e bombardimeve nga Izraeli që kanë sjellë me mijëra viktima në radhët e civilëve.

Qytetarë të ndryshëm kanë marrë pjesë në këtë protestë më flamuj palestinez dhe me pankarta në duar.

Protestuesit janë mbledhur pas protestave që janë zhvilluar në vendet më të rëndësishme të globit. Ndërkohë gjatë protestës nuk kanë munguar edhe thirrjet në mbështetje të popullit palestinez.

Protesta u mbykqyr nga struktura të ndryshme të Policisë së Shteti, por edhe nga Antiterrori.

Ata bën thirrje që Shqipëria të ofrojë mbështetjen e saj, për popullin palestinez. 

Klan News