Edhe pse Voltana Ademi nuk dha leje per zhvillimin e takimit elektoral në qytetin e Shkodrës dhe u vu në krye të mbështetësve të opozitës për ta bllokuar atë, socialistët prezantuan Valdrin Pjetrin në një miting që nuk ishte aspak i zakonshëm.

Forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë ju përgjigjën goditjes me sende të forta nga protestuesit opozitar me gaz lotësjellës.

Mbështetësit socialistë nga ata opozitar i ndante vetëm kordoni i uniformave blu, por nuk ka patur asnjë përplasje mes tyre.

Në fjalën e tij, Kryeministri ju kujtoi shkodranëve se me protesta nuk rrëzohet qeveria, ndërsa me kryebashkiaken Ademi qyteti nuk ka zhvillim.

Përplasja ka vijuar dhe pas përfundimit të mitingut të socialistëve.

Në Vaun e Dejës, Rama i ktheu përgjigje dhe Presidentit dhe e akuzoi se ndryshe nga sa thotë në këto 10 ditë vetëm i ka hedhur benzinë zjarrit.

Gjatë rrugës për në veri të vendit, edhe në hyrje të Lezhës, disa mbështetës të tjerë të opozitës tentuan t’i bllokojnë rrugën eskortës së Kryeministrit, por u larguan nga forcat e rendit.

Tv Klan