Një pjesë e bizneseve turistike në qytetin e Vlorës kanë protestuar dje kundër vendimit në fuqi që ndalon muzikën në lokale apo ambiente të tjera publike pas orës 22:00.

Duke shprehur shqetësimin e tyre se ky vendim po i dëmton biznesin duke u larguar klientët, ata mbrëmjen e djeshme, teksa ka hyrë në fuqi rregulli i ndalimit të muzikës, kanë vendosur himnin kombëtar.

Por kjo nuk ka penguar forcat e rendit që të kërkojnë respektimin e vendimit dhe të vendosin masa administrative për bizneset që nuk e kanë respektuar atë.

Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të disa prej tyre, të cilët pasi kanë dhënë sqarimet e nevojshme janë lënë sërish të lirë pas mesnate.

Tv Klan