Bashkia nuk gjen vend për grumbullimin e tyre

Pas Sukthit,  edhe banorët e Manzës janë ngritur në protestë kundër shkarkimit të mbeturinave urbane të Durrësit në territorin e tyre.

Ndërmarrja komunale e Durrësit ka hequr mbeturinat nga koshat e saj, të cilët nuk pastroheshin  prej tre ditësh  dhe  i ka shkarkuar në Manzë.

Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët kundërshtojnë depozitimin e mbetjeve pranë zonës së tyre.

Që prej mbylljes së landfillit të mbetjeve në Porto Romano, ndërmarrja e Komunales është gjetur në vështirësi për shkarkimin e mbetjeve të gjeneruara, që arrijnë në 200 ton në ditë.

Bashkia e Durrësit njoftoi se është në bisedime me qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Financave për një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin.

Por ende nuk një përgjigje për zgjidhjen e situatës.

Tv Klan