Në orën e para të mëngjesit serbët kanë nisur një protestë duke kërkuar mbajtjen e referendumit edhe në Kosovë.

Ata u mblodhën në veriun e Mitrovicës. Kësaj proteste i prin kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Protestuesit improvizuan një votim për referendumin.

Të shtunën, Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit në vendin tonë.

Njëkohësisht sot është edhe përvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018-të./klankosova