“T’i jepet fund gjuetisë me qen, t’i mbrojmë kafshët nga gjuetarët”

Qytetarët protestojnë në Madrit për të drejtat e kafshëve. Ata kërkojnë dhënien fund të gjuetisë me qen dhe miratimin e një ligji që i mbron kafshët nga gjuetarët.

Protestuesit dolën në rrugët kryesore të qytetit me qentë e tyre me thirrjet “ndaloni gjuetinë” dhe “gjuetia me kafshë është turp kombëtar”.

Sipas protetuesve qentë pas sezonit të gjuetisë janë kafshët më të braktisura nga pronarët e tyre. Shumica e braktisjeve të qenve thonë ata ndodhin në fshat. Rreth 167 mijë qen u braktisën në Spanjë në vitin 2021, pas përfundimit të sezonit të gjuetisë.

Nje projektligj i ri i shumëdebatuar është duke u hartuar në Spanjë në këtë drejtim i cili parashikon që pronarët duhet të trajnojnë kafshët shtëpiake, për të shmangur dëmtimin e kafshëve të tjera.

Ai gjithashtu i detyron pronarët të marrin leje për mbarështimin e kafshëve, klauzola me të cilat gjuetarët dhe mbarështuesit e qenve thonë se do të ishte pothuajse e pamundur që ata ta respektonin. Industria e gjuetisë në Spanjë gjeneron më shumë se 5 miliardë euro në vit, si aktivitet ekonomik.

Klan News