Protestë pas goditjes së mjekut në QSUT

Protestë pas goditjes së mjekut në QSUT

15:46 11/02/2019

Një mjek i Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është goditur mesditën e së dielës nga i afërmi i një pacienteje.

“Urgjenca ka qenë e mbushur plot, rasti nuk ishte urgjencë. Bëhej fjalë për injektimin e vaksinës. Pavarësisht se nuk është detyrë e jona, jemi siguruar që do aplikohej kur të kishte kohë të lirë”,

tha mjeku Arjan Harxhi.

Kjo ka bërë që mjekët të protestojnë dhe të kërkojnë ndryshim të Kodit, duke e konsideruar vepër penale dhunën e ushtruar ndaj mjekëve.

“Në kërkojmë nga autoritetet të ndëshkohet autori dhe mendojmë se ka ardhur koha për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, që dhuna ndaj mjekëve të konsiderohet vepër e rëndë”,

u shpreh Harxhi

.

Gjithashtu, mjekët kanë kërkuar dhe përmirësim të kushteve të punës, pasi shpesh herë, mbingarkesa në shërbim i vë mjekët përballë pacientëve.

“Duam të punojmë në qetësi, që do të thotë shtim të stafit…”,

tha Harxhi.

Në mbështetje të mjekëve ka dalë edhe kreu i Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastriliu e ka konsideruar të papranueshëm agresionin ndaj bluzave të bardha. Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin i cili goditi mjekun gjatë kohës që po ofronte shërbim në mjediset e Urgjencës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT