Qytetarët kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, qytetarët kanë marshuar në Tiranë duke protestuar për të drejtat në punë dhe paga më të larta.

Marshimit që nisi në sheshin Skënderbej dhe përfundoi para Kryeministrisë i janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme.

Protestuesit kanë bërë thirrje edhe për uljen e çmimeve të produkteve të shportës. Pjesë e marshimit është bërë edhe Grupimi i Lëvizjes Mërgimtare, të cilët kërkuan që emigrantëve t’u njihet e drejta e votës.

Klan News