Protestë për pagesën në parkingun e QSUT-së

Protestë për pagesën në parkingun e QSUT-së

21:41 20/08/2018

Nëse keni rastisur që ndonjëherë të hyni në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sigurisht që ju është dashur të paguani një tarifë parkimi.

Me një shkresë zyrtare drejtuar subjektit përpara një jave, Ministria e Financave bën me dije prishjen e kontratës me firmën koncesionare “STEOLB” për arsyet si mungesa menaxhimit në trafikun e krijuar në hyrjet dhe daljet e spitalit, mungesa e sistemit teknologjik dhe mos pajisja e punonjësve të institucionit me karta të autorizuara për të mos paguar tarifën ditore prej 100 lekësh.

Për këtë arsye shoqata e infermierëve kanë organizuar një protestë sot, për arsye se edhe pas prishje së kontratës pagesa vazhdon po njësoj.

Infermierët thonë që nëse situata nuk merr një zgjidhje, protestat e tyre do të përshkallëzohen. Për 10 minuta ata bllokuan sot hyrjen e spitalit përmes një makine, ndërkohë që në sportelin tjetër lëvizja e makinave vazhdonte lirisht, sigurisht duke vjelë edhe tarifën e përcaktuar edhe pse kontrata është pezulluar.

Firma private “STEOLB” operon në parkingun e spitalit “Nënë Tereza” që prej vitit 2013.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi