Diber-proteste2`Banorët e Dibrës së Madhe kanë shprehur solidaritetin me qytetarët e Peshkopisë në mbrojtje të lumit Radika. Ata kanë dalë në një protestë për t’i kërkuar qeverisë Maqedonase të heqë dorë nga devijimi i Radikës.

Pjesëmarrësit në protestë kërkuan që edhe qeveria e Tiranës të prononcohet hapur për të kundërshtuar këtë projekt antishqiptar sipas tyre.

Banorët e Dibrës kanë paralajmëruar qeverinë e Shkupit se nëse nuk reagon ata do të shkojnë deri ne mosbindje civile ndaj istitucioneve të zgjedhura vendore.