Në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, reporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein shprehet për Klan Plus se protestat janë normale në një vend demokratik, por dialogu për reformat duhet të vijojë.

Knut Fleckenstein, Raporteri për Shqipërinë: 

Protestat në rrugë janë diçka normale, çdo opozite ka të drejtë t’i organizojë ato. Nuk mund të përbëjë ky një problem. Lidhur me reformën në drejtësi jam informuar që qeveria dhe partitë politike janë duke debatuar rreth saj.  Nuk kemi ende zgjidhje mbi tavoline rreth disa emërimeve në institucionet e reja, por po punohet në vijimësi. Kam besim se fillimi i suksesshëm i reformës në drejtësi do të përbëjë bazën për hapjen e negociatave”.

Protestat e opozitës përkojnë me ftesën që eurodeputetet u kane drejtuar palëve për tu ulur në një tryeze të përbashkët dialogu në datat 12-13 Shkurt në Tiranë, ku pritet të përsëriten mesazhet për konsensus në funksion të reformave që kërkohen për hapjen e negociatave në Qershor.

Burimi: Klan Plus