Degjeneron protesta në Hong Kong

Nuk ka munguar sërish dhuna në rrugët e Hong Kongut. Demostruesit u futën në qendrat tregtare duke u përleshur me policinë.

Disa protestues kanë rrahur barbarisht, kanë zhveshur dhe më pas i kanë kafshuar veshin një këshilltari partiak, i cili iu kaloi pranë. Politikani i lënduar është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë.

Ndërkaq si pasojë e sulmit mbetën të plagosur katër burra dhe dy gra, të cilët ndodhen në  gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana e tyre, forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës ndaj manifestuesve që gjuanin me mjete të rënda.

Trazirat nisën në Qershor kundër një projektligji që sipas kritikëve do t’i lejonte Kinës të urdhëronte ekstradimin e personave të dënuar nga drejtësia në Pekin dhe që për gati 6 muaj rresht protestuesit kërkojnë më shumë liri, të drejta, autonomi dhe përmirësim të ekonomisë.

Klan Plus