Qindra protestues antiqeveritarë në Guatemalë kanë hyrë brenda ambienteve të Kongresit dhe kanë shkatërruar çdo gjë që kanë gjetur brenda e në fund i kanë vënë zjarrin.

Ambientet ishin bosh në momentin që u sulmua. E gjithë ngjarja zgjati për rreth 10 minuta. Shërbimet e zjarrfikëses mundën të fiknin zjarrin, por mësohet se me dhjetëra njerëz janë çuar për ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë nga tymi.

Protestuesit kundërshtonin një buxhet të miratuar nga Kongresi të mërkurën. Opozita thotë se buxheti ka prioritet projektet e mëdha infrastrukturore që të zhvillohen nga kompani me lidhje qeveritare dhe nuk merr si duhet parasysh impaktin social dhe ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu ata kundërshtojnë shkurtimet e mëdha të bëra në edukim dhe shëndetësi.

Ky buxhet kaloi ndërkohë që vendi u përball edhe me dy stuhi të rënda që lanë shumë pasoja mbrapa. Protestuesit kërkojnë largimin e Presidentit Alejandro Giammettei./tvklan.al