Paraguaj- Një grup protestuesish i vunë zjarrin selisë së parlamentit në kryeqytetin paraguajan, Asunsion. Ata kundërshtojnë një reformë kushtetuese që lejon rizgjedhjen e presidentit dhe ish-presidentëve të vendit. Bomba artizanale molotov dhe gurë u hodhën ndaj ndërtesës së parlamentit.

Protesta masive në Paraguaj shpërtheu pas lajmit se aktorët politikë në vend ranë në ujdi për kalimin e kësaj reforme në parlament.

Tv Klan