Situata vijon të jetë e tensionuar para godinës së parlamentit, aty ku protestuesit thyen traun në hyrje të institucionit, prishën kangjellat, si dhe hodhën gurë në drejtim të policisë.

Nga ana e saj policia vijon të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve, si dhe t’u bëjë thirrje që të distancohen nga aktet e dhunës.

Ajo që në dukje ishte një protestë paqësore, pati përplasjet e para në momentin që protestuesit e udhëhequr nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, u zhvendosën nga Kryeministria drejt Parlamentit.

Nuk dihen ende numri i personave të cilët kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës, apo numri i efektivëve të cilët u goditën më gurë.

/tvklan.al