Teksa protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për kërpurdhën e vendosur në oborrin e godinës, që u shkatërrua nga protestuesit.

Në postimin e tij, Kryeministri i kërkon ndjesë autorit të kësaj vepre, të cilit i thotë se nuk është kjo Shqipëria dhe këta nuk janë shqiptarët.

“KERPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta”,

shkruan kreu i qeverisë

.

/tvklan.al