Policia ndërhyn në kohë, largon Presidentin

Kjo video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale tregon më shumë 30 protestues të cilët tentuan që të hyjnë brenda teatrit “Bouffe du Nord” në Paris, në të njëjtin vend ku presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, ishin duke ndjekur shfaqen moderne “Miza”.

Policia arriti që të ndalojë në kohë protestuesit, të cilët prej javësh protestojnë në rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve, ndërsa Presidenti dhe Zonja Macron janë zhvendosur në një vend më të sigurt.

Pasi u situate u qetësua, ata janë rikthyer sërish në sallën kryesore për të ndjekur pjesën teatrale deri në fund.

Presidenti i Francës ndodhet prej 6 javësh në qendër të protestave dhe grevave për shkak të reformës që kërkon të bëjë në fushën e pensioneve, e cila ndryshon sistemin me 42 regjime të ndryshme pensionesh sipas kategorive të punës, në një të vetëm për të gjithë.

Tv Klan