Ministrja Manastirliu: Ky është i pari spital autonom në vendin tonë

Qeveria ka miratuar Protokollin e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm për administrimin e Spitalit Memorial në Fier. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se kjo strukturë ka krijuar modelin e pare të autonomisë spitalore në vend.

“Në një periudhë 3-vjeçare do të administrohet nga të dy palët dhe sigurisht do të përfitojnë direct qytetarët shqiptarë nëpërmjet shërbimeve shumë cilësore, por do të përfitojë edhe sistemi shëndetësor, pasi do të krijohet dhe po krijohet një model i autonomisë spitalore, i cili do të replikohet edhe në spitale të tjera”.

Manastirliu foli dhe për shërbimet e stafin e specializuar të Spitalit Memorial në Fier kun ë 5 muaj janë kryer rreth 22 mijë ndërhyrje mjekësore

Stafet e përbashkëta të cilat tashmë kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të spitalit, janë më shumë se 75 mjekë infermierë të cilët janë atashuar pranë këtij spitali, jo vetëm duke zhvilluar burimet njerëzore aty, por mbi të gjitha duke ofruar shërbime cilësore për pacientë të cilët janë shërbyer në këtë spital. Në tërësi, përgjatë këtyre muajve, janë 22 mijë ndërhyrje mjekësore, vizita, ekzaminime të kryera për qytetarët shqiptarë, falas”.

Spitali Memorial Rajonal Fier u ofron shërbim shëndetësor rreth 330 mijë banorëve të zonës së jugut dhe jo vetëm.  

Klan News