Princi i kurorës saudite Mohamed Bin Salman mund të përfundojë në bankën e të akuzuarve për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashoxhi. Sipas një raporti hetimor, të udhëhequr nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara, ekzistojnë prova të besueshme që lidhin me ngjarjen princin saudit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore në Riad.

Princi Bin Salman ka mohuar vazhdimisht akuzat për eliminimin e Kazhoxhit. Arabia Saudite ka nisur një proces gjyqësor me dyer të mbyllura për 11 persona të paidentifikuar, të cilët i akuzon se kanë vrarë gazetarin e Uashington Post.

Xhamal Kashoxhi u ekzekutua brenda konsullatës saudite në Stamboll më 2 Tetor të vitit të kaluar. Vrasja e tij ngjalli reagime të ashpra ndërkombëtare dhe u përfol si një krim shtetëror, për t’i mbyllur gojën lirisë së shtypit.

Tv Klan