Dy javë më parë, emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi historinë e 33-vjeçarit Tauland Maze, i njohur edhe me identitetin tjetër Entoni Janushi, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Ai ishte parë për herë të fundit pranë Koopshtit Zoologjik në Tiranë më 19 Janar 2015, kur dhe bëri denoncim babai i tij.

Nga burime konfidenciale, emisioni “Uniko” ka mundur të zbulojë vendndodhjet e tjera të Enton Janushit, ditën kur u raportua si i humbur. Po atë ditë, 3 orë më vonë pasi kishte takuar prindërit në një lokal, ai u largua drejt bregdetit.

Tabulatet e tij telefonike tregojnë se 33-vjeçari ka qenë në zonën e Vollgës dhe ish-Kënetës në Durrës në orën 15:54 minuta.

Prej këtej, Entoni zhvendoset në një tjetër qytet. Rreth 45 minuta më vonë, 33-vjeçari shfaqet në Shqipërinë e Mesme. Qelizat e tij telefonike tregojnë se ai ndodhej në Peqin.

Në të dyja rastet, nuk ka informacion nëse Enton Janushi ka qenë i shoqëruar apo i vetëm. Prej këtij momenti, sinjali i tij është zhdukur. /klanplus