Provimet e fundit në universitetet e mbyllura, MAS: Ja si do të sistemohen studentët e mbetur 

Posta

Provimet e fundit në universitetet e mbyllura, MAS: Ja si do të sistemohen studentët e mbetur 

15:22 12/08/2014 A-Mazniku18 universitete private të cilat janë mbyllur me vendim qeverie do të çelin brenda muajit Gusht një sezon provimesh për studentët e vitit të fundit, që ende nuk kanë marrë diplomën.

Arbian Mazniku – Zv/Ministër i Arsimit: “Kanë për detyrë që të organizojnë një sezon provimesh të jashtëzakonshëm për studentët që janë në përmbyllje të studimeve të tyre në këto institucione në mënyrë që ata të kenë mundësinë që të bëjnë provimet e mbetura, provimeve të vjeshtës, apo diplomimet e tyre, në mënyrë që, fund të përmbylljes së detyrimeve që institucionet kanë ndaj shtetit, të cilat mbyllen me datën 10 Shtator, me dorëzimin e dosjeve të plota në Ministri, këto institucione të përmbyllin dhe detyrimet që ato kanë karshi studentëve. ”

Ata që nuk do të rezultojnë kalues në temën e diplomës apo në provimet e Gushtit do të tërheqin dosjet për ti dorëzuar më pas në një tjetër universitet, publik apo privat.

Arbian Mazniku – Zv/Ministër i Arsimit: “Në atë rast, ai ka të njëjtin proces si një student i cili trasferohet pa arritur numrin e caktuar të provimeve, pra pa arritur marrjen e diplomës.” 

Të gjithë studentët që kanë frekuentuar këto universitete (shih tabelën) do të dorëzojnë deri në datën 20 Shtator dosjet, për të parë se në cilin program studimi do të sistemohen.

lista-universitetetve

Arbian Mazniku – Zv/Ministër i Arsimit: “Ministria e Arsimit do të ngrejë një Komision të posaçëm që do të merret me rialokimin e mundshëm të të gjithë atyre studentëve, të cilët nuk do të kenë pasur mundësi deri në atë moment të vetëzgjedhin degë apo lëndë të caktuara ku ata do të mund të vazhdojnë studimet e tyre. Sa i përket çëshjes së kritereve, shpërndarjes gjeografike në universitetet e Shqipërisë, përputhjes së degëve, kjo do të bëhet pas kësaj date, në varësi edhe të sasisë së kërkesës që do të vijnë nga studentët dhe të mundësisë që kanë institucionet pritëse.”

Në udhëzimin e dalë një ditë më parë nga Ministria e Arsimit, është saktësuar se universitetet janë të detyruara të bëjnë gati dosjet e studentëve dhe t’jua japin atyre pa asnjë pagesë.

Redaksia/Tv Klan

Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi