Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë urdhër për Ushtrinë e Serbisë që të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë për shkak të intervenimit të forcave policore të Kosovës në veri. Kjo është bërë e ditur nga burime jozyrtare. Por, një gjë të tillë e ka bërë edhe policia serbe.

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se serbët e arrestuar nuk kanë kryer asnjë lloj vepre penale. Ai ka dhënë urdhër që të gjitha njësistet speciale policore të jenë në gjendje gatishmërie.

Ka reaguar menjëherë shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, duke e quajtur veprimin e policisë në kundërshtim me marrëveshjet.

“Hashim Thaçi e di që nuk mund të shëtisë lirshëm në mes të qytetarëve. Terroristët kanë marrë këtë pjesë në mënyrë që ai të mund ta vizitojë liqenin e Gazivodës dhe të frikësojë serbët.”

Serbia disa herë ka deklaruar se në rast nevoje serbët në Kosovë do të mbrohen dhe nuk do të lejohet keqtrajtimi i tyre. Por, kjo është hera e pare e një urdhri të tillë.

Tv Klan