Dimri i egër në këtë fillim viti ka rrezikuar seriozisht me anë të prurjeve të Lumit të Matit, zonën e Pllanës dhe ka shtuar masën e gërryer të dheut. Vitin e kaluar një firmë ka kryer punime në 300 metra gjatësi ku janë harxhuar 6 milionë lekë të vjetra.

Mungesa e fondeve që Ministria e Bujqësisë duhet t’i jepte Drejtorisë së Ujërave në Lezhë ka çuar në mosrealizimin e tre paneleve. Si rrjedhojë shkulmet e Lumit të Matit po bëjnë punën e tyre duke rrezikuar mbylljen e kanalit të vaditjes Mat-Lezhë, gabinën elektrike të zonës, shtyllat e tensionit të lartë dhe përmbytjen e të gjithë fushës./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe