Pandemia ndikoi shumë në fushatën që u zhvillua në Shqipëri në zgjedhjet e 25 Prillit. Kandidatët për deputetë, por edhe partitë gjetën një mundësi të mirë duke iu drejtuar publikut nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në emisionin “Opinion” u tha këtë të mërkurë se gjithsej nga partitë dhe kandidatët janë shpenzuar 378 364 Dollarë. Por cilët janë dy partitë që kanë paguar më shumë?

Në listën që u lexua në studio janë vetëm Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Selia rozë ishte e para sa i përket sponsorizimeve që ka bërë në Facebook dhe Instagram, madje edhe përpara se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

64 482 Dollarë, tha eksperti Blerim Gjeladini se ka sponsorizuar PS-ja në rrjetet sociale. Sipas tij, selia rozë e ka organizuar përmbajtjen (content) duke e centralizuar drejt PS-së dhe jo kandidatëve.

Ndërkohë, Partia Demokratike, partia më e madhe opozitare renditet disa vende më poshtë me 4 762 Dollarë sponsorizim./tvklan.al