Deputeti Agron Shehaj garon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me partinë e tij “Mundësia”.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Agron Shehaj u pyet në rrethana hipotetike se me cilën nga dy partitë e mëdha do t’i bashkojë votat partia e tij nëse formimi i qeverisë do të varej prej tyre.
Agron Shehaj refuzoi kategorikisht që të bashkojë votat me Partinë Socialiste.
Por, shton se as me PD-në nuk do të bashkojë votat.
Agron Shehaj: Është e qartë që ne me PS nuk kemi lidhje. Mendon se mund të bashkojmë votat me PS? Nuk ka se si. Fatkeqësisht shanset që PD të jetë parti e parë janë shumë të vogla. Shanset që PD të zgjedhë ndryshimin dhe jo rrotacionin nuk ekzistojnë më. Nëse kushtet nuk ekzistojnë sot për të bërë aleancë me PD, nuk ekzistojnë as pas zgjedhjeve. Nuk do na vijë radha ne. Nëse PS nuk arrin të marrë 71 deputetë, unë do punoj që mos t’i marri, do bëhen bashkë, do gjejnë marrëveshjen. Bëhen bashkë, plas pazari. Edi Rama është problemi kryesor i këtij vendi, këtu nuk ka asnjë dyshim dhe është problem për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është aq lehtë të mundësh Edi Ramën. Sepse ka planin A nëse i merr vetë, planin B që ka partinë tjetër ku mbështetet, planin C që është Tiku dhe planin D që janë partitë e tjera.
/tvklan.al