Partia Socialiste thotë se ideja e vettingut në politikë buron nga frika e Lulzim Bashës nga Prokuroria Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Luli do që kontrollin t’ia bëj Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë dicka që vetë thonë se nuk është gati.

E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është të marrësh reformën nê drejtësi dhe ta grisësh.

Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne ti vëmë shkelmin vetingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”,

u shpreh deputetja e PS Elisa Spiropali në një deklaratë për mediat.

/tvklan.al