Në Lushnje do zhvillohet anketim me qytetarët

Në një mbledhje e cila zgjati më pak se 1 orë, socialistët zyrtarizuan emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Bastionin e së djathtës për shumë vite, Shkodrën,  socialistët do t’ja besojnë Majlinda Angonit, e cila aktualisht mban postin e Prefektes së qarkut, detyrë në të cilën është emëruar që në Shtator të 2020-ës.

Për të fituar një nga qytetet më të mëdha në vend, Durrësin, Partia Socialiste do të hyjnë në garë me kryetaren aktuale në detyrë, Emirjana Sakon.

Për Bashkinë Dibër, socialistët kanë zgjedhur Rrahim Spahiun një figurë jo të njohur në politikë.

Në Vorë PS do të kandidojë Blerim Sherën, sërish një figurë jo aktive në politikë, ndërsa për Bashkinë e Rrogozhinës do të kandidojë Edison Memolla, i cili është aktualisht në këtë detyrë.

Lushnja është e vetmja bashki për të cilën socialistët nuk mundën të zyrtarizonin kandidatin. Drejtuesi politik i qarkut Taulant Balla tha se garuesi për 6 Marsin do të zgjidhet me anketim publik.

Tv Klan