PS cakton komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve rajonalë në Shkodër

PS cakton komisionin për përzgjedhjen e drejtorëve rajonalë në Shkodër

16:37 06/09/2019

Ashtu siç u vendos në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Shëngjin, grupi socialist i rajonit të veriut në një mbledhje ku mungonte kryesocialisti Rama, ka votuar për ngritjen e komisionit që do të drejtojë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të rinj rajonalë në Shkodër. Kjo pas dorëheqjes masive të kërkuar nga vetë Rama.

Do të jenë 13 qytetarë të kësaj bashkie që do të përbëjnë komisionin i cili do të vlerësojë me prioritet kandidatet gra dhe vajza për këto poste.

Një komision i dytë politik i përbërë nga Senida Mesi, Musa Ulqini, Arben Pëllumbi dhe Luan Harusha, është ngritur për të drejtuar procesin zgjedhor në degën e Partisë Socialiste në Shkodër.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT