Mazhoranca ka dënuar në bllok sulmet që disa nga protestuesit bënë ndaj punonjësve të policisë dhe dhunën ndaj institucioneve.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në rrjetet sociale shkruan se ata janë “mercenarët e dhunshëm të ushtrisë së vdekur të Sali Berishës, që sulmojnë me gurë Policinë dhe institucionet e shtetit”.

Zëvendëskryeministja Albana Koçiu në rrjetet sociale shkruan se “dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit nuk janë gjuha, me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike”.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Evrin Demo apeloi për qetësi dhe ulje të tensioneve dhe se goditja ndaj uniformave blu nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

/tvklan.al