Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit.

KQZ në një njoftim për mediat sqaron se PS ka depozituar sot kërkesën e cila do të shqyrtohet në ditët në vijim.

Më herët kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje e ka depozituar dhe Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi.  Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen në 25 Prill.

Ndërkohë ende pa regjistruar në zgjedhje është Partia Demokratike, pasi disa nga aleatët e saj kanë bërë kërkesë për të marrë pjesë në zgjedhje./tvklan.al