Partia Socialiste do ta apelojë vendimin e gjykatës së Durrësit, e cila nuk konfirmoi mandatin e kandidates socialiste Valbona Sako.

Të pyetur nga Tv Klan, selia rozë tha se do të ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje.

Vendimet e fundit të gjykatave janë përshëndetur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se u konfirmua farsa e 30 Qershorit, që sipas tij ishte masakër e Kushtetutës, ligjit dhe standardeve dhe se ata që shkelën ligjin do të përgjigjen.

Deklaratave të Bashës u është përgjigjur kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi që thotë se ai përshëndet vetëm vendimet që i interesojnë duke mos folur për dhjetëra vendime të tjera gjykatash, të cilat ai nuk i pranon sepse nuk i interesojnë.

Patozi thotë se Basha po shtyn ditët derisa të harrohet fakti që i fali kundërshtarit 61 bashki pa betejë.

Tv Klan