Pas thuajse gjysmë ore në SPAK, deputeti i PD-së Bledion Nallbati ka folur për mediat. Ai thotë se nuk është veprim i duhur ai i përplasjes fizike me kolegun Vullnet Sina, por në Parlament po ndodhin gjëra akoma më të rënda.


Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve. SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë.”

I pyetur nga gazetarët për masën e vënë nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ai u shpreh: Nuk jam as sekretar e as zëdhënës i zotit Berisha.

“Jo nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit. Nuk kam pasur rastin të takohem, kur të takohem do ju sqaroj”, përfundoi deputeti./tvklan.al