Dy forcat kryesore në vend kanë vijuar edhe këtë fundjavë takimet e tyre me emigrantët.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ishte sërish në Itali ku zhvilloi një takim me bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Parma, të cilëve u bëri thirrje të regjistrohen në portalin e KQZ për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit nga vendi ku jetojnë përmes postës.
“Besoj se në 17 ditët e mbetura deri më 4 mars ka ende kohë të mjaftueshme për të dyfishuar numrin e atyre që duhet të bëhen pjesë e votës së 11 Majit. Vota e 11 Majit është një votë e rëndësishme. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para që nga 31 Marsi 1991 ku më në fund ndreqet një gabim ose një borxh historik”, tha Balla.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i shoqëruar edhe Belind Këlliçi dhe deputeti Tomor Alizoti ishte në Hamburg të Gjermanisë.
Kur mbeten edhe gati 2 javë nga skadimi i afatit të regjistrimit të emigrantëve që duan të votojnë më 11 maj, në KQZ janë 176 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat janë miratuar afro 136 mijë.
Tv Klan