Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët.

Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike.

“Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al 🎂🌹 – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë 👫

E vetmja forcë qartësisht pro-🇪🇺 e pro-🇺🇸 sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkrua kryebashkiaku Veliaj.