Mbi mundësinë e një tryeze dialogu si ajo e dy viteve më parë mes Ramës dhe Bashës pas aktivizimit që aleatët e PD i kanë bërë Presidentit Meta për të inicuar një proces negociatash, Taulant Balla përsërit se s’ka asnjë mundësi për të negociuar datën e zgjedhjeve apo Kushtetutën e vendit.

Ndryshe nga sa bënë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, socialistët në 30 Qershor nuk do të garojnë të vetëm, por me aleatë. Dy ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 30 Qershorit, Partia Socialiste ka zyrtarizuar koalicionin e saj.

Koalicioni që do të mbajë të njëjtin emër me atë të 2013, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të ketë 24 forca politike, afro gjysma e atyre të regjistruara në KQZ për të marrë pjesë ne zgjedhje, mes të cilave dhe dy nga aleatët historik Skënder Gjinushin e Socialdemokratëve dhe Paskal Milon e Demokracisë Sociale.

Socialistët përsërisin se nuk do të lejojnë asnjë forcë të pengojë përmes dhunës zgjedhjet.

Tv Klan