Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Shijak.

Gazetarja Enkeleda Arapi bëri me dije se në këtë bashki gara është fituar nga Partia Socialiste me një diferencë prej afro 2 mijë votash.

“PS në bashkinë Shijak ka fituar më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara”, raportoi gazetarja Arapi.

Ndërkohë vijon numërimi në bashkitë e tjera të qarkut të Durrësit.

Rezultati në Shijak:

PS – 7118 vota

PD – 5266 vota

/tvklan.al